Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Sëmundja e Celine Dion është e pashërueshme. Detajet rreth shëndetit të këngëtares i ka dhënë së fundmi motra e saj disa muaj pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me Sindromën Stiff-Person (SPS). Bëhet fjalë për një çrregullim të rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve.

Duke folur për ‘Le Journal de Montréal’, Claudette Dion rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson. 75-vjeçarja tregoi po ashtu se këngëtarja po konsultohet me disa nga studiuesit më të mirë të fushës.

2. Këngëtarja e njohur amerikane, Ciara zbuloi së fundmi me anë të një postimi në Instagram se do të publikojë një këngë me artistin Chris Brown. Por, mesa duket ky bashkëpunim nuk është pritur mirë nga fansat. Fansat e Ciara-s vërshuan me komente për ta dënuar atë për punën me Chris i cili ka një të kaluar të errët sa i përket dhunës që ushtroi mbi yllin e muzikës pop Rihanna kohën kur ishin në një lidhje së bashku. Sulmi ishte aq brutal sa Rihanna u shtrua në spital.

3. Post Malone së fundmi është treguar i sinqertë duke zbuluar se shkruan tekstet e këngëve të tij më të mira në tualet. I ftuar në podcast-in “Call her Daddy” me Alex Cooper të mërkurën, 28-vjeçari u shpreh se:

Ndonjëherë marr edhe kitarë atje. Të gjitha tekstet më të mira janë shkruar në tualet.

4. Miliarderja Kylie Jenner dhe aktori i njohur Timothee Chalamet janë akoma bashkë, pavarësisht raportimeve se dyshja janë ndarë. Burime për TMZ thonë se çifti mund të mos jenë parë së bashku në publik, por kjo nuk do të thotë se janë ndarë. Thuhet se gjithçka është mirë mes tyre dhe se çdo raportim për ndarje është i rremë. Një burim pranë tyre paralajmëroi fansat të mos besojnë gjithçka që lexojnë nëpër rrjete sociale.

5. Aktorja e njohur Margot Robbie pas suksesit me rolin e saj në filmin “Barbie” është duke dhënë intervista të ndryshme dhe në njërën prej tyre është pyetur se cili është ushqimi me pak i preferuar i saj. Robbie urren sallatën ‘taramo’. Madje, bukuroshja u përgjigj menjëherë kur kjo pyetje iu bë.