Bota Lajmet e fundit

Gati certifikata dixhitale COVID në BE!

Më shumë se një milion persona kanë marrë certifikatën dixhitale europiane COVID që duhet të lehtësojë udhëtimet këtë verë brenda Bashkimit Europian. Lajmin e bëri të ditur Eurokomisioneri Didier Reynders duke folur në Parlamentin Europian.

Më shumë se një milion qytetarë i kanë marrë tashmë këto certifikata dhe shumë të tjerë do të pasojnë në javët e muajt në vijim.

Këto certifikata që vërtetojnë se një person është vaksinuar kundër COVID-19, se ka një test negativ ose që është imun pas një infeksioni filluan të lëshohen në nëntë vende. Eshtë fjala për Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Greqinë, Poloninë, Lituaninë e Spanjën.

Dokumenti pritet të njihet nga të gjitha vendet e BE-së nga 1 korriku. Kjo sipas një rregulloreje që do të miratohet nga Parlamenti Europian në një votim, rezultati i të cilit shpallet sot.

Certifikata do të lejojë mbajtësit e saj të shmangin karantinat në vendin e tyre të destinacionit.