Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Gazmend Ujkashi: “Për të siguruar finalen Heidi debaton edhe me Romeon…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-banori i “BBV 3” Gazmend Ujkashi. A është dakord ish-banori që finalisti i parë i këtij edicioni është shpallur Romeo Veshaj?

Unë isha për këtë gjë sepse kam bërë tifo për Romeon. Mendoj që Romeo ka dhënë shumë për atë spektakël, flas nga këndvështrimi im duke qenë se kam qenë aty brenda. Tani është luftë e madhe, Heidi nëse del e fortë nga nominimet, do të forcohet më shumë nëse eliminon të tjerët përpara saj. Ajo është në luftë dhe do të luftoj, Romeo e ka siguruar finalen. Romeo pasi u shpall finalist ka qenë edhe më aktiv, nuk ka qenë në gjumë, ka pasur debate, ka qenë në luftë të hapur me Julin, indirekt është me Eglën. Unë mendoj që Heidi mund të atakohet edhe me Romeon sepse që në fillim Heidi ka qenë e fortë dhe e qartë në synimet e saj. Nëse i jepet mundësia bën debat edhe me Romeon vetëm të shkojë në finale.

Zgjedhja e Eglës për të çuar në televotim “kokë më kokë” Heidin dhe Romeon për finalistin e parë të këtij edicioni, si e komenton Gazi?

Përderisa e kishte dilemën me Heidin dhe Romeon, e bëri atë zgjedhje. Nëse do ishte e qartë se kush është i fortë mes Romeos dhe Heidit nuk do e bënte. Sjellja e Romeos dhe Heidit ishte shumë korrekte ndaj Eglës.