Lifestyle

Gëzimi është më i madh kur japim dhurata apo kur marrim?! Ja çfarë thotë studimi!

Ndonjëherë, pavarësisht dashurisë që na lidh me të tjerët, nuk është e lehtë të gjejmë dhuratën perfekte për festat e fundvitit. Në psikologjinë e dhuratave, një dhuratë nënkupton cilësi, një nderim ndaj ndjenjave dhe për këtë arsye do të jetë gjithmonë më e rëndësishme dhe kuptimplotë sesa objekti që dhurojmë, pavarësisht vlerës së saj financiare.

E dinit se dhuratat kanë “gjuhën” e tyre? Në psikologji, shprehin nevojën tonë për lidhje. Me anë të tyre shpërndajmë dashuri dhe presim të njëjtën gjë në këmbim. Dhuratat përmbajnë mendime, motivime, ndjenja, të vetëdijshme ose jo, të cilat i japin atyre një kuptim. Kanë cilësi simbolike, përshembull një çantë për ta shtyrë personin që e merr të bëjë një udhëtim. Të pranojmë një dhuratë do të thotë të pranojmë një aspekt të tjetrit.

Gëzimi për të bërë dhurata zgjat më shumë tek njerëzit që i bëjnë sesa tek ata që i marrin. Ajo që prej kohësh mendohej se ishte e vërtetë, tashmë është konfirmuar nga një studim i Universitetit të Chicagos dhe disa universitete të tjera amerikane. Të bësh dhurata për të tjerët është një lumturi që del jashtë rregullave. Në një eksperiment me 96 vullnetarë, të cilët kishin në dispozicion një shumë parash për 5 ditë me radhë, u vu re se ata që i shpenzonin për vete kishin një rënie të dukshme të ndjesisë së gëzueshme me kalimin e ditëve. Ndërsa grupi që paratë i shpenzonte për të bërë dhurata për dikë tjetër kishte nivele konstante të gëzimit njësoj si ditën e parë.

Ndërkaq, kur shkoni për të blerë dhurata për njerëzit e dashur, mos harroni se ka gjëra që besohet se nuk duhet t’i jepni, pasi tërheqin energji negative dhe dështim në jetën e atij që ia jepni. Për t’ju shpëtuar nga ‘telashet’ dhe për të lënë gjithnjë një përshtypje të mirë, sipas besëtytnive të vjetra, klikoni në këtë link dhe zbuloni se çfarë nuk duhen bërë kurrë si dhurata.

Pushimet janë një kohë kur ju duhet të kënaqeni me të dashurit tuaj dhe kur duhet të jeni mirënjohës për gjithçka që keni. Shmangni zemërimin me të tjerët përmes rrjeteve sociale, mos u tregoni cinik, egoist ose mosmirënjohës. Thënë kjo, e dimë që do të jeni gjatë gjithë kohës me telefonin tuaj në dorë duke eksploruar në rrjetet tuaja sociale, pasi le ta pranojmë, është e pashmangshme. Megjithatë po ju japim disa këshilla në këtë link se çfarë nuk duhet të postoni kurrsesi gjatë festave.