Showbiz

“Girls Like You” dhe “Shape of You” bëjnë histori në “Billboard Hot 100”

Dy projektet muzikore të artistëve të famshëm sapo kanë bërë histori në 60 vitet e klasifikimit të “Billboard Hot 100”.

“Girls Like You” të Maroon 5 dhe Cardi B dhe “Shape of You” e Ed Sheeran janë të vetmet projekte muzikore të cilat që prej fillimit kur kanë hyrë në këtë listë, qëndrojnë në top 10.

Dy këngët të cilat menjëherë janë shndërruar në hite kanë 33 javë që qëndrojnë në top 10 të këngëve më të mira të kësaj liste dhe falë votave të fansave duket se nuk kanë ndërmend të zbresin më poshtë në renditje.

Në historinë e klasifikimit amerikan, këto janë të vetmet prurje që kanë qëndruar më gjatë në top 10.