Gjëja e parë që duhet të bëni kur pastroni kuzhinën!

Për amvisat, kuzhina është një nga këndet e preferuara të shtëpisë jo vetëm për angazhimin në gatime, por edhe për kohën e shpenzuar për mirëmbajtjen e saj. Një plan rregullimi dhe pastrimi ndihmon në uljen e stresit dhe kohës që duhet të kaloni kur pastroni kuzhinën dhe pajisjet e tjera.

Por, sipas ekspertëve ka një zonë nga duhet t’ia filloni kur vendosni të pastroni kuzhinës. Sipërfaqja e mermerit duhet të pastrohet në fillim sepse është zona që përdoret më shumë, mban edhe mikrobe që përhapen nga përgatitja e ushqimit, qeset e blerjeve apo edhe yndyrën.

Pastroni këtë pjesë në fillim dhe do ta keni më të lehtë pastrimin e pjesës tjetër të kuzhinës. Për ta bërë më funksional pastrimin, një herë në javë ose në muaj bëni një dezinfektim të këtyre sipërfaqeve. Ju duhet vetëm një copë e pastër dhe pak nga sapuni i lëngshëm që përdorni për larjen e enëve.

Sipërfaqet e kuzhinës janë pjesa më e përdorur në shtëpi, pasi aty vendosen enët e gatimit, ushqimet, produktet që blihen, etj. Një sprucues mbi këto sipërfaqe dhe një copë e thatë sipër ndihmon për të pastruar dhe dezinfektuar këto pjesë të kuzhinës.

Më pas, vazhdoni me sobën, lavamanin, bufenë dhe gjithë sektorët e tjerë.?