Showbiz

Gjendet i pajetë përndjekësi i aktores së famshme

Një burrë, i cili ishte dënuar më parë për përndjekjen e aktores së famshme Sandra Bullock, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Joshua Corbett u gjet me plagë të vetë-shkaktuara të trup.

Policia shkoi mëngjesin e së mërkurës së shtëpinë e 42-vjeçarit me një urdhër, për tu paraqitur në polici. Por Joshua ishte i armatosur dhe kërcënoi të vriste oficierët.

Negociatorët për 5 orë u përpoqën që ta bindnin atë që të dorëzohej. Por pasi Corbett nuk pranoi ato hynë në shtëpinë e tij me forcë dhe e gjetën të vdekur.

Në vitin 2014, Corbett u gjykua dhe u dënua për përndjekjen e yllit të Hollywood, Bullock si edhe hyrjen me forcë në shtëpinë e saj.

Policia tha se gjatë asaj kohe i gjetën Corbett dhjetra armë të paligjshme dhe municione në shtëpi.

Në seancën gjyqësore të vitit 2014, u nxjerr si provë telefonata e aktores me policinë: “Jam brenda në dollap. Jam e mbyllur në dollap.” Ndaj Corbett u lëshua një urdhër për ti qëndruar larg Bullock për 10 vite dhe u dënua me 5 vite provë si edhe trajtim në një spital psikiatrik.