Celebrities Gossip Showbiz

Gjeni pak me kë reper do të bashkojë forcat Ledri këtë verë!

Bashkëpunimi super i suksesshëm i Ledrit me Kidën dhe Butrintit arriti të fitojë menjëherë zemrat e publikut. ‘Dale’ numëron afro 18 milion klikime duke thyer çdo lloj rekordi të këtij sezoni veror. Ajo gjithashtu, renditet e para për këtë javë në ‘The Top List’.

17/07/2021

Mesa duket, Ledri është shumë i karikuar këtë sezon veror pasi do të bashkojë forcat me një reper shumë të suksesshëm. Nuk është hera e parë, që Ledri vjen në bashkëpunim, pikërisht me Butën.

Pas dy këngëve shumë të pëlqyera ‘Merri merri’ dhe ‘Mbi re’, dy reperët do të na surprizojnë sërish në këtë verë. Sipas ‘Prive’ videoklipi pritet të xhirohet shumë shpejt, ndaj ende nuk ka një datë publikimi.

Ndërkohë, kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i tyre “Merri merri” është publikuar në maj të 2018-ës dhe numëron plot 21 milion klikime.

Presim nga dy artistët një super hit veror!