Celebrities

“Gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikojmë”! Këngëtarja e famshme humb fëmijën e saj

Vetëm pak ditë pasi njoftoi se ajo mund të lindte para kohe, këngëtarja e hitit “Jar of hearts” ka dhënë lajmin e hidhur për ndjekësit e saj. Christina Perri ka humbur vajzën që priste të sillte në jetë. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka njoftuar se vajza e saj “ka lindur e heshtur”.

Mbrëmjen e shkuar ne humbëm vogëlushen tonë. Ajo lindi e heshtur, pasi luftoi fort që të vinte në botën tonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona”,-ka shkruar Christina.

Këngëtarja publikoi një foto në Instagram duke mbajtur dorën e vogël të vajzës. Fëmija ishte plotësisht i formuar duke qenë se kishte hyrë ne tremujorin e tretë të shtatzënisë. Perri ka pasur disa komplikacione me shtatzëninë e saj dhe ka ndarë gjithçka nga ky rrugëtim me fansat e saj. Javën e kaluar ajo zbuloi se ka qenë e shtruar në spital dhe tregoi se mund ta lindte vajzën më herët nga ç’pritej.

“Gjërat nuk shkojnë asnjëherë ashtu siç i planifikojmë. Bebi ka probleme, kështu që unë do të jem këtu deri sa të vijë koha që ajo të lindë. Që me siguri do të vijë shumë shpejt dhe që realisht është shumë herët. Ju lutem dërgoni pak dashuri nga zemrat tuaja tek kjo zemër e vogël që rreh brenda meje, që të dyja ne ta kalojmë këtë”,-shkroi këngëtarja në InstaStory.

Ndërkohë ajo është nënë e një vajze 2-vjeçare, Carmella.