Lifestyle

Gjërat që mjekët nuk i bëjnë kurrë në sezonin e festave të fundvitit!

Sezoni i festave të fundvitit është një sezon i ngarkuar për shumë njerëz dhe si pasojë ndodhin ndryshime të mëdha të cilat mund të prishin ndjeshëm proceset tuaja biologjike. Kjo mund të bëjë që ju te ndjeheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht.

Ndërkaq, ka 3 gjëra që mjekët ndryshe nga njerëzit e tjerë nuk i bëjnë gjatë pushimeve. Ata nuk janë shumë të angazhuar në ndërveprime sociale. Sipas Dr.Benedict Ifedi, të mos e teprojë me aktivitetet sociale gjatë festave është e rëndësishme për shëndetin mendor. Sipas tij nuk është keq të thuash “jo” kur nuk ke dëshirë të shoqërohesh me shumë njerëz.

Idealja është të gjeni një ekuilibër midis pushimit dhe kalimit të kohës me familjen tuaj. Ata nuk e anashkalojnë plotësisht aktivitetin fizik. Dr.Eric Holder, një terapist fizik në Yale Medicine, sigurohet që të bëjë edhe një formë ushtrimi gjatë pushimeve. Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të shkaktojë grumbullimin e gjakut në trupin tuaj, të shkaktojë dhimbje në shpinë, shtyllën kurrizore dhe të ndikojë në kontrollin e sheqerit në gjak. Për të luftuar këto rreziqe shëndetësore, aktiviteti i rregullt fizik është thelbësor, thekson Dr.Holder. Aktiviteti fizik mbron funksionin e zemrës dhe mushkërive dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Ata nuk lejojnë që stresi t’i mposhtë. Pushimet janë një kohë e natyrshme stresuese, kjo është arsyeja pse Dr.Majid Basit, një kardiolog në Memorial Hermann Medical Group, tha se është jetike që ta keni veten një prioritet. Stresi i tepërt mund të rrisë presionin e gjakut dhe në disa raste, të shkaktojë ritme të parregullta të zemrës. Mund të mos jetë e mundur të shmangni plotësisht stimujt që shkaktojnë stres, por menaxhimi i këtij stresi është jetik.

Më shumë njerëz vdesin nga ataku në zemër në periudhën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Për shkak të numrit të lartë të vdekje, ka lindur edhe sindroma e “zemrës në pushime”. Nga darkat e shoqërisë, nga nata e Krishtlindjeve deri te Viti i Ri e më gjerë, ia vlen të fokusoheni te sasia e madhe e alkoolit që konsumohet dhe ndikon te aritmitë kardiake.