Lifestyle

Keni filluar të humbni sensin e kohës këtë sezon festash?! Ka një shpjegim për këtë…

Duket e çuditshme, por një pjesë e mirë e jona ka nisur të humbasë sensin e kohës. Ditët e fundit të vitit përkthehen në bilance, rezultate, raporte, etj. Eshtë një nevojë urgjente për të realizuar në kohë gjithçka që është pjesë e listës tënde. Gjatë këtyre ditëve, energjia juaj është e shpërndarë në shumë drejtime.

Vetëm duke menduar për 10000 gjërat që duhen bërë, ju ndiheni të mbingarkuar dhe rrjedhimisht harroni çfarë ditë është. Gjithçka që mban mend është se dita ka vetëm 24 orë dhe ti s’po ia del të përfundosh në kohë përgatitjet për darkën e Vitit të Ri, dhuratat për familjarët, punët, detyrimet familjare, etj. Por ngushëllohuni duke menduar që nuk jeni vetëm.

Duke qenë në periudhë festash automatikisht kemi dalë nga rutina dhe kjo bën që ta humbisni paksa sensin e kohës. Diçka e tillë nuk është automatikisht e keqe, por mund të ndjeni një lloj pasigurie. Eshtë e vështirë të injorosh faktin që dielli s’duket më asgjëkundi pas orës 4:30 të pasdites, duke e bërë ditën të quhet e përfunduar kur në fakt s’është e tillë.  Sado gëzim të sjellin festat, mbartin me vete edhe ndjesi të këqija.

Ti mund të jesh i trishtuar për vete, për dikë nga pjesëtarët e familjes që është në gjendje jo të mirë ose thjesht po përballesh me depresionin sezonal. Kjo ju bën të mos kuptoni sesi ditët kalojnë në fund të vitit dhe shpesh t’i ngatërroni ato. Ndërkaq, shumë njerëz e konsiderojnë torturë natën e ndërrimit të viteve. Grazia.it ka përzgjedhur 5 arsye pse ndodh kjo. Në natën e Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku ku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, në momentin e mesnatës duhet t’i postojmë në mediat sociale.