Lifestyle

Pse arrëthyesit e vegjël janë shndërruar në një dekor të preferuar gjatë festave të fundvitit?

“Arrëthyesi” është ndoshta personazhi më i dashur për të gjithë ne, është pjesë e qindra filmave dhe zbukurimeve të Krishtlindjeve. Por pse arrëthyesit e vegjël janë shndërruar në një dekor? Sipas folklorit gjerman, arrëthyesit dhuroheshin si hajmali për t’i sjellë fat familjes dhe për të mbrojtur shtëpinë. Thuhet se përfaqësojnë forcën.

Personifikojnë edhe kujdesin për familjen dhe mbajnë larg shpirtrat e ligj. Origjina e tyre vjen nga traditat e lashta të gostive ku arrëthyes fisnikë ishin pjesë të tyre si argëtim gjatë ëmbëlsirës. Kjo sillte biseda të gëzueshme teksa të ftuarit shijonin pjatën e fundit të shoqëruar me arra e lajthi.

Shumë nga dizenjot e mëparshme të arrëthyesve ngjasonin me kafshët, shpendët dhe njerëzit. Forma klasike që njohim sot e cila ngjason me mbretër apo ushtarë nuk u duk deri nga vitet 1600-1700. Arrëthyesit ishin të famshëm fillimisht në Gjermani dhe krijoheshin në malet Erzgebirge. Në vitin 1892 ata u bënë të njohur në mbarë botën falë debutimit të baletit “Arrëthyesi” që u kompozua nga Çajkovski dhe u vendos në skenën e teatrit të Shën Petërburgut. Arrëthyesi është kthyer në një simbol të festës.

Krishtlindja ngjall emocione gëzimi për të gjithë ne. Nëse vërtet dëshironi që shtëpia juaj të ketë erë Krishtlindjesh atëherë një pemë e vërtetë është rruga e duhur. Sigurisht që mund të spërkatni disa gjethe pishe përreth, por nuk do të merrni fuqinë e aromës së pishës pa një pemë të vërtetë. Ornamentet me xhenxhefil jo vetëm që kanë një erë absolutisht hyjnore, por ato janë aktiviteti perfekt për pushime për të gjithë familjen.

Ndërkaq, dizajneri Dan Faires ka dhënë së fundmi disa këshilla se si mund të dekorojmë ambientin e jashtëm të shtëpisë me zbukurime krejtësisht natyrale për festat e fundvitit. Për zbukurimin e derës së jashtme përdorim degët nga pemët natyrale duke u dhënë forma dhe stil festiv. Kurorës së mirëseardhjes i është dhënë forma katrore, të cilën mund ta zbukuroni me lule ose aksesorë të tjerë si, drita, lodra etj. Përdorimi i flokëve të dëborës është shumë interesant duke përdorur ngjyrën e kuqe, si ngjyra tradicionale e festave.