Lifestyle Live From Tirana

Gjithçka që duhet të dini për ëndrrat, telepatinë dhe “Deja vu”-në, ekskluzivisht për TAR i shpjegon zonja Beti!

Sot e ftuar në ‘Live From Tirana” ka qenë zonja Beti, e cila ka folur për ëndrrat dhe lidhjen e tyre me njeriun dhe telepatinë. Ajo është ndalur më shumë edhe në shpjegimin e llojeve të ndryshme të ëndrrave por edhe të shqisës së gjashtë tek njeriu.

Çfarë janë ëndrrat?

Unë do ta quaja një ndjeshmëri të brendshmë të domosdoshme. Varet nga njerëzit. Njerëzit e ndjeshëm i mbajnë mend ndërsa ata jo të ndjeshëm nuk i mbajmë. Ka të bëjë shumë me anën shpirtërore. Unë kam bërë edhe shumë studime në lidhje me këtë temë. Ëndrra i takon të gjithëve. Ne njohim prej tyre edhe një lidhje me vetveten. Ëndrra të shplodh dhe të sistemon dijen. Duhet vlerësuar si një diçka të shkruar për ty e cila duhet lexuar.

Mund të themi se ëndrra është e njëjtë me Deja Vu-në?

Është e vështirë që të bësh një diferencë sepse të dyja kanë të bëjnë me ndjesinë e brëndshme të njeriut. Deja vu ikën ndërsa ëndrra mbetet. Deja vu të kujtohet vetëm njeherë është një fragment sekondash dhe nuk mund të quhet dhe nuk është ëndërr sepse nuk ka një ecje, është më shumë si një moment rrufe.

A ka ëndrra që njerëzit i shohin njëkohësisht?

Deri më sot nuk kam parë ndonjë ëndërr identike. Më shumë duhet t’ia japim mundësinë telepatisë. Telepatia ka të bëjë me lajmet, si me rastet shëndëtësore. Ka edhe komunikime zanore mes ëndërrshikuesit dhe dikujt që mund të jetë i përfshirë sepse ne jemi qenie që transmetojmë energji.

Cilat janë ato ëndrra që duhet të bëjmë kujdes?

Jetojmë në një kohë të ndryshme në krahasim me vitet e tjera. Nëse flasim për sot, shqisa e gjashtë sjell goxha informacion që mund të jenë edhe pluse edhe minuse. Ëndrrat e zakonshme japin edhe simbole të qarta. Universi është i mbartur me energji. Ëndrrat gjithashtu kanë edhe simbole qoftë të jashtme po ashtu edhe të brendshme.

A mundemi ne dot që të kontrollojmë ëndrrën?

Nuk besoj se mundemi sepse kur flemë ne jemi të pandërgjegjshëm. Gjumi është quajtur edhe vëllai i vdekjes. Mund ta kontrollosh në atë moment por më pas jo. Është e veçantë kur në një ëndërr të takohet e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Një ëndërr e errët është një ëndërr kur ti nuk arrin që ta kuptosh se çfarë është. Këto ëndrra duan shumë që të zbërthehen.

Mendoj që nuk kemi të drejtë që t’i detyrojmë njerëzit që të na kuptojnë. Ne kalojmë 1/3 e jetës sonë me ëndrrat. Jemi njerëz të ndrshëm sidomos kimikisht.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Unë harroj që kam një moshë dhe nuk e di se çfarë pres për të ardhmen. Unë studioj dhe do të kisha qejf që të bëja një dokumentar por që normalisht do investim dhe të ardhura. Por po bëj një libër i cili është i pesti dhe është një fjalor i madh.