Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ndodh sërish/Ja banorja e BBV3 që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 452 mijë. Roza Lati po ashtu si javën e kaluar nuk ka asnjë ndryshim duke patur sërish 830 mijë fansa në Instagramin e saj.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 141K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 270 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 332K.

Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 267 në 270 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 4.5K në Instagram. Nga ana tjetër Egla Ceno, në ndryshim nga java e kaluar kur rezultonte me humbje, këtë herë ajo ka fituar 1.6K dhe tashmë ka 73.6K në Instagram. Sa i përket Graciano Taganit, ai ka shtuar vetëm 100 ndjekës më shumë, nga 70.4K ka shkuar në 70.5K.