Showbiz

Gjyshi i Hailey Baldwin zbulon të vërtetën rreth martesës së saj me Justin Bieber

Javën e kaluar në një deklaratë për median rozë modelja Hailey Baldwin mohoi aludimet se është martuar në fshehtësi me Justin Bieber edhe pse dyshja u fotografua duke hyrë në një gjendje civile në New York.

Këtë herë, gjyshi i saj Eumir dhe xhaxhai, aktori i famshëm Alec Baldwin thanë në një intervistë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” se ata kanë bërë një ceremoni të vogël martesore dhe nuk e kupton pse ajo ende e mohon këtë fakt.

Justin dhe Hailey nuk u paraqitën në 70 vjetorin e këtij eventi por u fotografuan duke shkëmbyer puthje romantike gjatë një shëtitjeje në New York.