Aktualitet

Grabitet argjendaria në Kamëz

Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e gabitësve këtë pasdite.

Burime pranë Komisariatit nr. 5 bëjnë me dije se autorë dyshohet se kanë qenë 3 persona. Ata kanë hyrë në argjendarinë, në bulevardin Blu dhe kanë marrë disa bizhuteri floriri të cilat kane qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitesit nuk kanë arritur të marrin para. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve. Njëri prej autorëve dyshohet se kishte armë zjarri me vete.