Showbiz

Hacker-at publikojnë video intime të Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger

Duket se e shkuara ka dalë sërish në sipërfaqe për këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger.

Hacker-at kanë arritur të hyjnë në telefonin e saj dhe të publikojnë foto dhe video intime të tyre duke biseduar në shtrat.

Sipas “The Sun” video-ja e shpërndarë online në vetëm pak orë ka arritur të marrë rreth 200 mijë klikime ndërsa fotot janë bërë menjëherë virale.

Nicole dhe kampioni i Formula 1, kanë qenë në një lidhje të nderlikuar 8-vjeçare të cilës i kanë dhënë fund në vitin 2015.

Në vitin 2016, 40-vjeçarja nisi një lidhje të re me yllin e tenisit, Grigor Dimitrov por mendohet se ata janë ndarë në fillim të muajit shkurt.