Aktualitet

Hapen aplikimet për programet në studimet e larta/Hapur në datat 29 korrik-3 gusht!

Nga nesër e deri në datën 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet në programet që studentët e rinj dëshirojnë të ndjekin. Lajmin e bën të ditur, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi afatin e aplikimeve. Kushi kujton se në programet prioritare kombëtare, mund të përfitojnë përjashtime nga tarifat dhe bursa mujore me pagë minimale. Këtë vit, përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare.

Duke filluar nga nesër, data 29 korrik e deri më 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, si zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin dhe të ardhmen tuaj profesionale.

Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, ju ftoj të vlerësoni edhe programet e hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet prioritare kombëtare, në të cilat mund të përfitoni përjashtime nga tarifat dhe bursa mujore me pagë minimale.

Këtë vit, përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.

Edhe këtë vit për herë të parë do t’ju ndihmojnë kreditë studentore, të cilat do të mbulojnë tarifën e shkollimit dhe koston e jetesës për ndjekjen e një programi të ciklit të parë ose të dytë.

Uroj që sa më shumë prej jush të shfrytëzojnë sa më shumë këto mundësi për të vazhduar studimet në Shqipëria dhe pas diplomimit jetoni, punoni dhe kontribuoni për Shqipërinë tonë.