Showbiz

Harron që është i ftuar në emision, Al Pacino largohet papritur nga transmetimi live

Aktori i famshëm hollivudian Al Pacino bëri një gafë të madhe teksa ishte i ftuar në emisionin “The One Show” ditën e kaluar.

79-vjeçari u shfaq në emision së bashku me kolegun e tij Logan Lerman për të promovuar spektaklin e tyre më të ri në “Amazon Prime”, “Hunters”.

Ai tha se ndonjëherë ëndërron për gjërat që dëshiron t’i bëhen realitet dhe theksoi se ka ëndërruar edhe që jetë i ftuar special në “The One Show”.

Drejtuesit e emisionit shtangën ndërkohë që kolegu i tij i përshpëriti në vesh “Al, ti je në The One Show”. Pacino mesa duket kishte harruar që ishte i ftuar në këtë emision dhe u ngrit që të largohej nga transmetimi para se ta kupton që gjendej pikërisht aty ku duhej.