Celebrities Gossip Showbiz

Hedhin poshtë zërat për ndarje, Tuna dhe Patris Berisha së bashku me pushime!

Këngëtarja e njohur Tuna dhe Patris Berisha, në muajin maj të këtij viti u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, një djalë të cilin e quajtën Zen. Po në atë kohë, u përfol edhe për një ndarje mes çiftit, ndërkohë që Tuna u largua nga Kosova duke shkuar në SHBA, dhe u mendua që të jetë për t’ju larguar vëmendjes së medias dhe thashethemeve për ndarjen.

Mirëpo, pas një kohe kaq të gjatë pa asnjë deklaratë nga dyshja nëse janë ndarë apo jo, pak më parë Tuna na zbuloi se dyshja janë së bashku me pushime. Shoqëruar nga dy fëmijët e tyre, çifti po kalojnë disa ditë relaksi në qytetin e Durrësit. Me anë të një Instastory ku duket djali i tyre Zeni dhe dora e Patrisit, Tuna konfirmon se ata janë sërish bashkë (ose nuk u ndanë kurrë.)

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën po ribashkohet pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

E duket se këngëtarja, pasi u bë nënë për herë të dytë ka vendosur të rikthehet fuqishëm edhe në muzikë. Jo vetëm me Dafin, por Tuna duket se do të bashkëpunojë edhe me një tjetër artist. Bëhet fjalë pikërisht për Bardhin. Dyshimet për një projekt muzikor mes tyre lindën pasi vetë këngëtarja publikoi një Instastory ku duket këngëtari i hitit “Betohemi” teksa ndodhet në një studio muzikore.

Para pak kohësh, Tuna mori pjesë në një koncert pas një pauze të gjatë. Ajo ka realizuar një koncert të ri me muzikë live, të cilën e ka mbajtur në Muzeun “Suli An” në Shkup. Me rastin e 30-vjetorin të themelimit të këtij muzeu, këngëtarja shkupjane u ftua të këndojë.