Aktualitet Rajoni

Historiku i Procesit të Berlinit!

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar  së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Në axhendën e punimeve të publikuar nga Kryeministria për sot, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, pritet që të fokusohen në dy tema kryesore: 1) Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe 2)mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor… Më tej pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Agjenda e ndërlidhjes (connectivity agenda) së Procesit i referohet shkëmbimeve humane (dimensioni shoqëror), bashkëpunimit ekonomik (dimensioni ekonomik) dhe bashkëpunimit politik (dimensioni politik) të rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi i Berlinit ka patur marrëveshje dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit të të rinjve dhe bashkëpunimit midis bizneseve dhe midis shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor.  Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming (implementimi  filloi me 1 korrik 2021) janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Gjithashtu u vendos të hartohet Marrëveshja Roaming midis vendeve të BP me BE-së, për uljen e tarifave roaming.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Samiti), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).

1- Samiti i Procesit të Berlinit: Mbledhjet vjetore të Kryeministrave dhe personaliteteve të tjerë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre   nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare që marrin pjesë në Proces.

2- Forumi i Shoqërisë Civile: Një platformë përmes së cilës shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor siguron kontribut në Procesin e Berlinit, duke përpunuar çështje dhe politika të rëndësishme rajonale dhe duke monitoruar progresin në realizimin e qëllimeve dhe iniciativave të Procesit. Takimet vjetore dhe të ndërmjetme, dhe një ndërfaqe konsultimi on-line, ofrojnë mundësi për procese të gjera konsultative dhe për formulimin e rekomanduar nga ekspertët të rekomandimeve të politikave për vendimmarrësit në rajon. Forumi i Shoqërisë Civile koordinohet nga Fondi Evropian për Ballkanin.

3- Forumi i Biznesit: Një forum që bashkon përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e tyre nga i gjithë Ballkani Perëndimor me ekonomistë dhe vendimmarrës të shquar nga rajoni, BE dhe Shtetet Anëtare. Forumi shërben si një platformë për shqyrtimin e sfidave dhe mundësive rajonale dhe për fillimin e iniciativave të përbashkëta.

4- Forumi Rinor: Një platformë për shkëmbim dhe dialog, ku të rinjtë, organizatat rinore, akademitë dhe vendimmarrësit nga Ballkani Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe punojnë drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta.

Tregu i Përbashkët Rajonal

Pas përfundimit të MAP-REA 2017-2020, u hartua më 2021, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), i cili po implementohet nga WB6 në bashkëpunim me RCC dhe CEFTA. Përpjekjet e Rajonit lidhur me reformimin e axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) njihen dhe mbështeten gjerësisht, përfshirë edhe Samitin e fundit të Procesit te Berlinit korrik 2021, ku liderat mbështetën përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Axhendës së Gjelbër dhe Procesit të Berlinit.

Katër objektivat e Procesit të Berlinit

Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

“Ngritja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me seli në Tiranë është një arritje e dukshme drejt plotësimit të këtyre objektivave. Forumi i Investimeve të Dhomave të gjashtë vendeve të BP (WB6 CIF) po bën progres në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime brenda BP” thotë për DW, Emina Muminovic,  koordinatore projektesh në QEndrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Por adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda BP, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit.