Showbiz

Humbi titullin si “Mashkulli më seksi”, njihuni me komentin epik të John Legend

Ditën e djeshme, aktori Michael B. Jordan u shpall nga revista People si “Mashkulli më seksi për 2020-tën”. Aktori u shpreh për Revistën se: “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë: “Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë, por është një grup i mirë për t’u bërë pjesë e tij”.

Ndërkohë, Michael rrëzoi nga froni këngëtarin e famshëm, John Legend i cili nuk ka harruar të reagojë pas marrjes së titullit nga aktori. Ai ka uruar publikisht Jordan në Twitter: “Urime vëllai im Michael B! Dhe faleminderit! Tani mund të vazhdojë të shtojë peshë i qetë nga karantina, pa presionin e një titulli për të mbajtur”.

Rikujtojmë, se këto kohë kanë qenë mjaft të vështira për John Legend dhe bashkëshorten e tij, Chrissy Teigen pasi kjo e fundit humbi fëmijën e tretë që priste të vinte në jetë.