Showbiz

Humbje e madhe për “The Cranberries” ndërron jetë në moshën 46-vjeçare Dolores O’Riordan

Këngëtarja irlandeze grupi i së cilës ka shitur mbi 40 milionë albume, ka ndërruar jetë pak orë më parë në moshën 46-vjeçare.

Lajmi i trishtë u bë publik nga publicisti i saj por shkaqet mbi vdekjen e artistes janë ende të paditura. O’Riordan pak javë më parë është detyruar të anulojë koncertet e ribashkimit të grupit të rrokut “The Cranberries” për shkak të disa shqetësimeve që hasi në shtyllën kurrizore.

Fatkeqësisht, sonte në mbrëmje ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër. Familjarët, kolegët, miqtë dhe fansat kanë nisur homazhet për këngëtaren e madhe ndërkohë që Hozier ka shprehur trishtimin e tij nëpërmjet një postimi në rrejtin social Twitter.

Kujtojmë se “The Cranberries” janë formuar në vitin 1989 në Irlandë ku hiti i tyre “Zombies” i shkruar nga vetë Dolores arriti majat në chart-et ndërkombëtare. Grupi i famshëm u shpërbë në vitin 2003 ndërsa në vitin 2017 u ribashkuan për të publikuar albumin akustik të quajtur “Something Else”.