Showbiz

I dashuri i Dua Lipa-s bën simbolin e shqiponjës me duar!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe vëllai i modeleve Hadid, Anwar, po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë. Ata e kalojnë thuajse të gjithë kohën me njëri-tjetrin dhe janë tepër të përkushtuar në marrëdhënien e tyre.

Anwar ka marrëdhënie tepër të mira edhe me familjen e Dua-s. Së fundmi, ata kanë udhëtuar të gjithë së bashku për në Meksikë dhe ka qenë babai i Dua-s ai që ka ndarë në Instagram disa foto me dhëndrin e miq të tjerë. Ajo që na bëri përshtypje është fakti që Anwar është shfaqur në njërin prej postimeve duke bërë me dy duar shqiponjën dykrenare.

Dhëndri ideal apo jo?!