Showbiz

I dashuri i Khloe Kardashian kapet mat sërish

Orë pasi Khloe Kardashian pranoi se do të kthehej në Cleveland për të bashkëjetuar sërish me të dashurin e saj Tristan Thompson, ky i fundit kapet mat sërish.

Mbrëmjen e kaluar lojtari famëkeq i basketbollit u fotografua duke hyrë në një klub nate në Hollywood së bashku me miqtë e tij ndërsa dy orë më vonë pasi doli ishte i shoqëruar edhe nga dy vajza të panjohura të cilat me siguri i njohu duke festuar brenda në këtë klub ku kamerat nuk lejohen.

Fillimisht dy vajzat dolën nga ambienti dhe u lajmëruan nga një pjesëtar i grupit të Tristan të prisnin në rrugë. Ato mbanin një qëndrim të çuditshëm duke u kthyer me fytyrë nga muri teksa Thompson po hynte në makinën e tij.

Pasi u largua së bashku me djemtë, dy vajzat hipën në një tjetër makinë dhe morën të njejtin drejtim ashtu si Tristan. “Daily Mail” ka postuar një video ekskluzive të këtij momenti ndërsa Khloe nuk ka dhënë ende asnjë koment.