Bota Botë e Çuditshme

I ngecur nën liqenin e ngrirë por ende i gjallë, video me aligatorin në Teksas bëhet virale!

Temperaturat në Teksas kanë rënë aq shumë sa një aligator në një qendër shpëtimi u gjet plotësisht i ngecur nën një liqen të ngrirë, por ende i gjallë. Qendra lokale e shpëtimit Gator Country postoi videon në rrjetet sociale dhe shpjegoi se si ishte e mundur që aligatori të mbijetonte.

“Të gjithë e dimë se çfarë bëjnë aligatorët në verë dhe në pranverë. Por çfarë bëjnë ata në dimër dhe si mbijetojnë?”,-shprehet në video pronari i qendrës, Gary Sorage. Në video, aligatori mund të shihet i bllokuar nën akull me vetëm një pjesë të bishtit dhe majën e nofullës që i del jashtë.

@gatorcountrytx

#alligatorsoftiktok #gatorcountrybmt #hibernation #fyp #garysaurage

♬ God’s Country – State of Mine & Drew Jacobs

“Ajo kafshë është në letargji të plotë. Zemra e tij rreh tre rrahje në minutë. Është e pabesueshme, njerëz, kështu mbijetojnë aligatorët në akull”,-thotë Sorage. Ky proces njihet ndryshe si ‘brumation’. Aligatorët janë gjakftohtë dhe mbështeten në mjedisin e tyre për të qëndruar ngrohtë. Gjatë ‘brumation’, zvarranikët hyjnë në një gjendje të ulët metabolike, kanë aktivitet minimal, por megjithatë zgjohen dhe pinë.