Bota Botë e Çuditshme

E ndihmon për të “luftuar” depresionin, tifozi kërkon të hyjë në stadium me një aligator!

Joie Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen e bejsbollit mes ekipit të tij dhe Pirates Pittsburgh. Tifozit të cilit nuk iu lejua hyrja, u përpoq të justifikonte praninë e kafshës me një mbishkrim “kafshë mbështetëse emocionale”, me argumentin se ishte një kafshë shërbimi.

Emri i aligatorit është Wally dhe sipas tij, ai është një kafshë mbështetëse emocionale e licencuar që e ndihmon Henney të kapërcejë depresionin e tij. “Wally i pëlqen të përqafojë. Unë do të shtrihesha në krevat dhe ai do të donte të shtrihej pranë meje, madje duke vendosur nofullen e tij te fytyra ime”,-shpjegoi pronari për “SportsRadio 94”.