Botë e Çuditshme

I riu has probleme me pasaportën në aeroport pasi nuk njihej nga operacionet e shumta plastike!

Një i ri i quajtur Tom Grainger po udhëtonte për në Tokio nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sidneit, kur u ndalua nga stafi i kontrollit të pasaportave. I riu ka bërë aq shumë operacione plastike, sa që punonjësit e aeroportit nuk po bindeshin dot se ishte i njëjti përson. Tom pretendon se ka përdorur pasaportën për 8 vitet e fundit pa asnjë problem, por në këtë udhëtim punonjësit e sigurisë ishin më pak të bindur se ishte ai personi në foto.

Me anë të një video të postuar në rrjetin e tij social TikTok Tom tha se:

Nuk dukem më si personi në atë foto, sepse kam bërë kaq shumë operacione plastike.

@tomi.queen

This is hilarious #airport #passport

♬ original sound – Tomi 🌈

Ai u shpreh për mediat se situata ishte qesharake dhe madje ishte nervozuar.

Kam kaluar shumë herë nëpër aeroport dhe nuk kam pasur kurrë një problem të tillë. Zemra më rrihte, mendova se mund të humbisja fluturimin tim. Ky do të ishte një makth.

Përfundimisht Tomi u lejua të kalonte pasi i shpjegoi arsyen pse dukej aq ndryshe në foto.

Mendoj se ka ardhur për ta ndryshuar pasaportën time.