Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner pranon se ka bërë operacione plastike: Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë në fytyrën time…

Miliarderja Kylie Jenner, ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj e për këtë tregon se ndihet e keq ardhur.

Gjatë një episodi të serialit “Keeping up with the Kardashians”, 25-vjeçarja ka thënë se do donte shumë që të mos kishte bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë. Por ajo ka shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e presionit të opinionit publik.

Më keni kapur veshët dhe më keni thënë se dukem si Dopey, një nga shtatë xhuxhët e Borëbardhës. Kjo pasiguri më mbeti me vite të tëra, derisa pashë që vajza ime trashëgoi të njëjtën formë veshi. Kur i pashë tek ajo, i doja dhe kështu munda t’i dua tek unë

Kjo e fundit gjithashtu është shprehur se ‘nuk dëshiron që vajza e saj të bëjë gjërat që la bërë ajo’.

Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë në fytyrën time

Shumë nga fansat e modeles dhe influencueses së famshme vlerësuan përpjekjet e saj për të nxjerrë në pah problemet e  shkaktuara nga standarde të tilla joreale të bukurisë.

Mirëpo nga ana tjetër, disa të tjerë janë ende skeptikë pasi kujtojnë se si Kylie i ka mohuar për vite me radhë që ka fryrë buzët, duke shtuar pasigurinë te shumë vajza.