Health & Beauty

Modelja e famshme e rrjetit mbetet me ‘fytyrë Hallouini’ pas kirurgjisë së dështuar estetike!

Modelja e njohur ruse Oksana Ovsepyan raportohet së fundmi se ka mbetur me fytyrën “si tullumbac” pasi kozmetologia e saj dështoi me kirurgjinë estetike duke e lënë ‘influencuesen’ 33 vjeçare me atë që mediat quanin “fytyrë Hallouini”.

Oksana tregonte pasojat katastrofike të kirurgjisë së saj me disa postime në Instagram, duke u ankuar për “sabotimin e bukurisë së saj”. 33-vjeçarja tregonte shenjat e mbetura nën sytë dhe në fytyrën e saj të dëmtuar nga procedura.

Ajo postonte gjithashtu një foto të syve dhe vetullave, duke sharë e zemëruar kirurgen e paemëruar që i kishte kthyer fytyrën në “një tullumbac”.

Oksana thonë në mesazh: “Unë i besova profesionistes fytyrën time por ajo ma bëri lëmsh. E kam fytyrën si një tullumbac. Duhet të shkoja të vizitoja prindërit por si të shkoj të më shikojnë në këtë gjendje?”

Modelja, e cila thotë se është dhe vetë ‘kozmetologe’ tregon se tashmë është penduar që lejoi një tjetër të bënte ndërhyrjen, pasi sipas saj ‘më mirë do ta kishte bërë vetë’. “Të paktën sytë duhet t’i kisha bërë vetë, tani shikoj veten time dhe qaj, një vetull më lart, një më poshtë. Edhe sytë më duken shtrembër, ndjehem e tmerrshme”.

Oksana spekulon më tej se katastrofa nga koszmetologia mund të ketë qenë e qëllimshme pasi “ajo ishte zheloze për pamjen e saj të bukur”. Ajo pretendon më tej: “Kjo profesioniste që bëri vetullat e mia kishte pranuar se më kishte inat, dhe unë nuk fjeta gjithë natën dhe qaja. Si është e mundur kjo, ne jemi dhe kolege?”

Oksana është artiste grimi për personazhet e njohura dhe më parë ka qenë pjesëmarrëse në ‘reality TV’ në Rusi star.Ajo u bë e famshme në programin ‘reality’ Dom-2, ku konkurrentët ndërtojnë një shtëpi dhe kërkojnë një partner në të njëjtën kohë, para se të konkurrojnë për shtëpinë.