Showbiz

Iggy Azaleas i publikohen foto intime: “Jam e turpëruar para familjes time”

Reperja e famshme Iggy Azalea së fundmi është rikthyer fuqishëm me një album të ri pjesë të cilit është projekti muzikor “Sally Walker” që është pëlqyer pa fund nga fansat e saj.

Ditën e djeshme disa foto intime dhe nudo të këngëtares kanë dalë në sipërfaqe duke u shpërndarë kudo online ndërkohë që komentet ofenduese kanë vërshuar si lum.

Iggy ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk është ndjerë kurrë kaq keq më parë dhe komentet e tmerrshme të meshkujve në këto foto e kanë futur në një gjendje negative.

Me anë të një deklarate të bërë online ajo rrëfeu se ndihet e turpëruar para familjes së saj dhe të gjithë njerëzve të afërt që duhet të përballen me opinionet e ashpra të publikut.