Aktualitet Politikë

ILD do të nisë hetim disiplinor ndaj Agron Zhukrit/ Gjyqtari dha vendim në favor të Berishës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka regjistruar ankimimin e Partisë Demokratike, për gjyqtarin Agron Zhukri, i cili dha vendimin në favor të Sali Berishës duke njohur kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në njoftimin e ILD-së, thuhet se ankesa do të shqyrtohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në përputhje me parashikimet e pjesës V, Kreut II të ligjit nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe parashikimet e Pjesës IV Kreu I dhe III të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë i ndryshuar dhe ju do të njoftoheni për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”

Kujtojmë se vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri ka ngjallur debate pasi nuk është pranuar nga kampi tjetër i PD, konkretisht nga Alibeaj dhe nga Gazment Bardhi të cilët lajmëruan edhe nismën për depozitimin e kërkesës të një procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit që mori vendimin.

“Ajo që ka ndodhur sot është një vendim që është dhënë në shkelje të plotë të ligjit dhe fakteve e provave. Një vendim që nuk bazohet në asnjë dokument që PD ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Kam autorizuar që PD të reagojë me një kallëzim penal ndaj gjyqtarit dhe ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e skandalit.  Nuk ka sinjale bashkimi në PD! Alibeaj flet pas deklaratës së Berishës: Do kallëzojmë gjyqtarin! Po bëhet gati ankimi për vendimin në kufijtë e skandali”, tha gjatë ditës së sotme, kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.