Bota

Inflacioni rekord, rritje historike e normës së interesit nga BQE!

Me një rritje historike të normës së interesit, Banka Qendrore Europiane po lufton me inflacionin rekord në Eurozonë. Në një deklaratë thuhet se “banka rriti tre politikat kryesore të normës së interesit me 75 pikë bazë”.

Norma e interesit të rifinancimit është rritur në 1.25 për qind, norma e interesit të depozitave në 0.75 për qind dhe norma e financimit margjinal në 1.5 për qind.

Në këtë mënyrë banka ka bërë rritjen më të lartë që nga përdorimi i monedhës së përbashkët në Europë, në vitin 1999. Pavarësisht pritshmërisë për një recesion në ekonomi, tërheq vëmendjen fakti se Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit në nivelet më të larta që nga viti 2011.

Edhe pse pritshmëritë e ekonomistëve për rritjen e interesit të bankave tregojnë ndryshim në çështjen e rritjes me 50 ose 75 pikë, shumë herë tregjet monetare e kanë vlerësuar rritjen e interesit me 75 pikë bazë.

Me vendimin e marrë për rritje të lartë të interesit, BQE reagoi ndaj rritjes së mëtejshme të inflacionit, i cili u rrit më 9.1 për qind në muajin gusht në Eurozonë, ndërsa ka vënë në dukje edhe rritjen e mëtejshme të normave të interesit. Në deklaratën e bankës thuhet:

Duke u bazuar në vlerësimin aktual, Këshilli Drejtues pret që të rrisë edhe më shumë normat e interesit në mbledhjet e ardhshme për të ulur kërkesën dhe për të siguruar mbrojtje kundër rrezikut për zhvendosje të përhershme me drejtim lart në pritshmëritë e inflacionit.

Në tekstin e vendimit vihet theksi mbi çmimet e larta të energjisë e thuhet se “presionet e çmimeve vazhduan të forcohen dhe të zgjerohen në të gjithë ekonominë e inflacioni mund të rritet edhe më shumë në afat të afërt”.

BQE që për shkak të inflacionit të lartë ndodhet nën presion, pret që inflacioni të jetë 8.1 për qind në fund të këtij viti, ndërsa 5.5 për qind në vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind në vitin 2024. Ndërsa pritshmëritë e BQE-së për rritje janë njoftuar të jenë 3.1 për qind për këtë vit, 0.9 për qind në vitin 2023 dhe 1.9 për qind në vitin 2024.