Tech

Instagrami me një përmirësim të ri, ja çfarë do të ndodhë me videot tuaja!

Vera po afron dhe sezoni turistik është më pranë se kurrë. Kjo do të thotë se gjatë pushimeve verore apo dhe në fundjavë, të bombardojmë llogaritë tona të Instagramit me foto dhe video.

Lidhur me këto të fundit, Instagrami ka vendosur që të lejojë të gjithë përdoruesit të kuptojnë se cilat video ecin më shumë dhe cilat më pak duke përmirësuar eksperiencën tuaj dhe të ndjekësve në këtë rrjet social.

Thënë kjo, kjo platformë argëtuese do të shfaqë së shpejti, statistika për çdo video live apo Reels që ju postoni. Në këtë mënyrë do të kuptoni se cilat ecin më shumë në profilin tuaj dhe cilat video mund të shmangni së postuari.

Me këtë përmirësim të ri, përdoruesit do ta kenë të mundur të shohin sa veta e kanë parë, sa e pëlqejnë, sa kanë komentuar, sa e kanë ruajtuar videon dhe llogari kanë tërhequr në total. Gjithashtu, opsioni Reach do të ndahet në 2 pjesë apo grupe, ata që ju ndjekin dhe ata që nuk ju ndjekin ndërsa Reels do të renditen në bazë të shikueshmërisë që ka marrë secila video.