Health & Beauty Lifestyle

Investoni në shëndetin e fytyrës suaj duke aplikuar direkt në lëkurë vajin e peshkut, është “magjike”!

Vaji i peshkut, për të gjithë ata që nuk e dinë është një suplement i yndyrshëm që duhet marrë rregullisht në stinën e dimrit për të bërë imunitetin më të fortë. Ky vaj është një burim i përqendruar i acideve yndyrore Omega-3 të cilat i bëjnë mirë njeriut nga koka tek këmbët. Këto aminoacide janë të jashtëzakonshme për lëkurën, madje konsiderohen si thelbësore. Aplikimi direkt në lëkurë i vajit të peshkut ka fituar një numër të madh tifozësh të fytyrës me shkëlqim rinor.

Vaji i peshkut vonon procesin e plakjes së lëkurës. Me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin e saj dhe varet, rrudhet, hollohet, e përthahet. Vaji i peshkut e bën lëkurën më të fortë, më elastike, më të pastër, zbeh dhe eliminon rrudhat dhe shenjat e para të moshës. Ky vaj e ushqen lëkurën dhe nxit prodhimin e kolagjenit. Me kalimin e moshës lëkura përthahet dhe ka nevojë për acide yndyrore.

Vaji i peshkut ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrnat e veta që e ushqejnë atë së brendshmi. Ky vaj e përforcon ushqyerjen e lëkurës nga jashtë. Duke përdorur këtë vaj, ditët e thata të lëkurës do të ikin shpejt. Kur lëkura prodhon më pak melaninë, në të shfaqen njolla të ndryshme. Këto njolla mund të trajtohen me acidet yndyrore tek vaji i peshkut i cili gjithashtu ndihmon në neutralizimin e prodhimit të melaninës. Vaji i peshkut ndihmon të luftojë inflamacionin që shkaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj diellit.

Ky i fundit mund të shkaktojë dëmtime të mëdha në lëkurë. Aplikimi i vajit të peshkut në lëkurë shmang pikërisht këto dëme. Kjo është diçka krejt e lehtë. Ju nevojiten kapsula të vajit cilësor të peshkut. një gjilpërë, një filxhan dhe një topth pambuku. Shpojeni kapsulën me gjilpërë dhe vajin e peshkut hidheni tek pambuku.

Me të lyeni të gjithë lëkurën, veçanërisht tek rrudhat, pjesa e thatë e lëkurës dhe njollat. Prisni 20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrë, Pastrojeni atë nga çdo gjurmë e vajit. Ky trajtim duhet bërë një herë në javë në mënyrë që të korrni të gjitha përfitimet e vajit të peshkut për një fytyrë rinore.