Gossip Pardon My French Showbiz

Irkenc Hyka: Getoar Selimi më futi ‘xixat’

Të gjithë i duan këngët e tij, por vajzat janë ato që më së shumti i adhurojnë baladat e artistit të njohur, Irkenc Hyka, që kanë rrëmbyer zemrat dhe janë kthyer në frymëzim dhe dedikime të shumta.

Në puntatën e sotshme të programit “Pardon My French” kishim të ftuar në studion e Top Albania Radio-s, këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ai prej disa vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe përgjatë kësaj kohe ka kompozuar e sjell hite të shumta.

Gjatë intervistës me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Irkenci ka zbuluar se kush ka qenë frymëzimi dhe shtysa e tij për tu bërë këngëtar dhe çuditërisht përmendi një ndër emrat më të njohur, Getoar Selimin. Pra “xixat” qenkan arsyeja pse ai është duke kënduar sot…

Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për tu përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “o vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh” ka qenë Getoar Selimi. Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga ‘xixat’… realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg…