Celebrities

Irma Libohova feston sot ditëlindjen, do habiteni sa vjeç mbush këngëtarja e njohur

Të gjithë kemi kuriozitet të dimë për jetën e personazheve të njohur, dhe shpesh hamendësojmë për moshën e tyre. Pikërisht sot ka lindur Irma Libohova.

A jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush këngëtarja e njohur? Ndonëse nuk e tregon aspak moshën që ka, Irma Libohova sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë speciale, këngëtarja e famshme ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura, ishte ky një ndër urimet që këngëtarja mori së bashku me një tufë me lule.

Irma Libohova, jeton tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e suksesshme.

Me zërin e vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Libohova, ka thënë se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo ka treguar më herët se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj.

Me një karrierë muzikore të gjatë shumë vjeçare, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme të këngës.