Celebrities Top 100 Songs of the Year

Urimi i veçantë i Irma Libohovës për dëgjuesit e Top Albania Radio!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

Një mesazh zanor ka ardhur nga Irma Libohova, një artiste unike dhe shumë e talentuar që karakterizohet për zërin e saj aq  të veçantë dhe të ëmbël. Ja urimi i saj për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:

Përshëndetje Top Albania Radio. Unë jam Irma Libohova. Me shumë dëshirë bashkoj edhe unë zërin tim në këtë maratonë të gjatë urimesh. Sa për mua, 2023 ka qenë një vit i ri, një vit i mbushur plor me aktivitete, një vir me prodhimtari, një vit me bashkëpunëtorë të rinj. Kam marrë energji të bukur dhe sigurisht kam dhënë edhe eksperiencën time. Në 2024 do të doja shumë që ky vit të ishte një vit i begatë, një vit i paqtë, një vit i shëndetshëm, një vit me punë, një vit pa strese. Ju uroj edhe një herë të gjithëve nga zemra, gëzuar 2024!