Showbiz

Isaac Carew thumbon lidhjen e re të Dua Lipas

Vetëm pas 3 javësh nga ndarja me Isaac Carew, Dua Lipa u hodh menjëherë në krahët e vëllait të Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Tashmë marrëdhënia e tyre jo vetëm që është zyrtare por gjithashtu ata shfaqen shpeshherë së bashku në publik duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Mesa duket fansat e këngëtares nuk janë edhe aq të lumtur për lidhjen e saj të re dhe këto mendime i kanë shprehur edhe në rrjetet sociale.

Të njejtën gjë ka bërë edhe ish-i i 23-vjeçares, i cili i nxitur nga komentet e njerëzve, ka thumbuar publikisht Dua-n.

“Besoj se e dini tashmë se paraja dhe fama janë faktor i madh” (i shoqëruar me një emoji gjarpri). Këtë status ai e ka bërë në rrjetin social Twitter.