Aktualitet

Parashikimi i motit, 5 maj 2024!

Kjo e diel do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Gjatë pasdites, sipas parashikimeve, pritet që të ketë vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta.  Vranësirat do të jenë më të larta në zonat malore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e pakët lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 4-25 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 30 km/h.