Showbiz

Ish-James Bondi tregon se si 2 miqtë e tij humbën betejën me Covid-19

Pierce Brosnan së fundmi ka treguar me shumë trishtim se 2 mga miqtë e tij më të ngushtë humbën jetën pasi u infektuan me Koronavirus dhe prej javësh qëndruan nën terapi intensive.

Ish-aktori i James Bond e cilësoi këtë pandemi si ‘luftën e vërtetë’ që është një kërcënim i madh për jetët e njerëzve.

Këto deklarata 67-vjeçari i bëri gjatë një interviste për revistën “Parade” ku theksoi se me dy miqtë e tij të ndjerë i ka patur pranë vetes për 45 vite.