Celebrities Gossip Showbiz

“Isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, Big Mama flet për herë të parë pas largimit nga shtëpia!

Para disa javësh në “Big Brother VIP”, shtëpisë më të të famshme në Shqipëri ju shtua një banore e re dhe bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n. Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa filtra dhe që thotë çdo gjë si e mendon. Mirëpo, në një debat që i ka fillesat që prej hyrjes së këngëtares në shtëpi me një tjetër banore, Antonelën duket se eskaloi spektaklin e mbrëmjes të së premtes që përfundoi me fyerje shumë të rënda nga ana e Big Mama-s kundrejt kësaj të fundit.

Jo vetëm kaq, por ajo kërcënoi duke thënë se do të përdorte edhe dhunë fizike. Nga ana tjetër, Antonela zgjodhi të qëndrojë e qetë duke mos agravuar më tej situatën.

Më pas, këngëtarja zgjodhi të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” menjëherë. Edhe pse Arbana kërkoi ta qetësonte për të ulur paksa tensionin, Big Mama ishte e vendosur për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia dhe kështu ndodhi. Pas këtij sherri banal, artistja nuk është më banore.

Mirëpo, ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se mos ndoshta largimi i saj ishte i planifikuar. Lidhur me këto spekulime në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, këngëtarja është shprehur:

Gjithë shoqërinë e kam patur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi, dhe për t’i takuar shkova aty. Nuk ka qenë e programuar aspak.

Big Mama sërish u shpreh se nuk është penduar për situatën që ndodhi dhe tregoi se kjo do të ishte hera e fundit që përmendte Antonelën.