Showbiz

Ivanka Trump një ‘barbie’ pa tru, aktori i famshëm nuk pranon të kërkojë ndjesë

Mjafton një postim në Twitter nga Ivanka Trump për të zemëruar qindra përdorues të këtij rrjeti social një ndër to edhe aktorin Jason Isaacs.

Ajo shkruan në Twitter se u frymëzua nga fjalimi i Oprah Winfrey në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” dhe ka menduar të bëjë një thirrje nëpërmjet hashtag-ut ‘#timesup’. Komentet që ajo ka marrë kanë qënë negative dhe shumë ndjekës të irrituar kanë shkruar se babai i saj edhe pse President i Shteteve të Bashkuara, është akuzuar për ngacmime seksuale në të kaluarën.

Aktori i famshëm i “Star Trek: Discovery” ka vendosur t’i kundërpërgjigjet me një tjetër postim duke hedhur baltë mbi emrin e Ivanka-s dhe duke e quajtur atë një kukull ‘barbie’ pa tru. Në postimet e tij ai ka shtuar se nuk ka ndër mend t’i kërkojë falje një vajze e cila i është nënshtruar disa ndërhyrjeve plastike për t’u dukur kështu siç është tani.