Showbiz

Ja çfarë ndodh kur dy shqiptarë si Emina Cunmulaj dhe Stanaj bëhen bashkë…

Emina Cunmulaj dhe Albert Stanaj janë bashkuar për të shijuar një mbrëmje shqiptarësh.

Dy personazhet e famshëm kanë bërë pite tradicionale dhe kanë kërcyer nën ritmet e këngëve popullore në shtëpinë e modeles.

Ata kanë një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara por shpeshherë ndjejnë nevojën për t’u bërë bashkë si dy shqiptarë qejflinjë.

Emina ka qenë ajo që ka shfaqur në historinë e Instagram-it të saj momentet më të bukura të kësaj mbrëmjeje ku na tregon se si i ka gatuar pitet e famshme. Gjithashtu Stanaj ndër të tjera ka kënduar me zë të lartë edhe këngën “Hajredin Pasha” për vogëlushen e Eminës.