Showbiz

Ja cila është modelja më e re e Gucci me aftësi të veçanta

Një modele adoleshente me sindromën daun është një ndër modelet më të reja të rekrutuara nga Gucci për fushatën “Gucci Beauty”. Ajo është prezantuar për herë të parë në media dhe rrjetet sociale nga prestigjosia “Vogue Italia”.

Ellie Goldstein, një modele 18-vjeçare, përfaqësohet nga “Zebedee”, një agjenci talentesh krijuar për të rritur përfaqësimin e njerëzve me aftësi të vecanta që deri më tani janë përjashtuar në media.

Si pjesë e një partneriteti me “Vogue Italia”, Goldstein u fotografua nga David PD Hyde, e veshur nga Gucci për të promovuar rimelin më të ri të Gucci i quajtur “L’Obscur”.