Showbiz

Ja detajet e dasmës së Justin dhe Hailey Bieber

Ditën e kaluar u mbajt dasma e shumëpritur e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dhe për të gjithë ata që menduan se dyshja ishin në një krizë, aludimet tuaja qëlluan të gabuara.

Çifti i famshëm mbajtën ceremoninë e dasmës së tyre në Karolinën e Jugut në hotelin e quajtur “Palmetto Buff” ku pamja ishte e mrekullueshme.

Edhe pse rregulli ishte që nuk duhej bërë asnjë foto shumë nga të ftuarit nuk ngurruan për të publikuar online detaje nga dasma e dyshes së njohur.

Pak orë më parë edhe vetë Justin Bieber ka postuar 2 foto me bashkëshorten e tij dhe duhet theksuar se dukeshin të mrekullueshëm.