Celebrities Gossip Showbiz

Ja nisi me rradhë! Dafina nis xhirimet e klipit me një tjetër reper…

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E në të gjithë projektet e reja muzikore që ajo solli, një prej tyre duket të jetë e preferuara e publikut e kjo falë klikimeve në platformën YouTube. Krahasuar me shikueshmërinë nga këngët e tjera, bashkëpunimi me reperin Lumi B mban fronin e albumit “Dafinë Moj” me mbi 2 milion klikime 3 javë pas datës së publikimi.

Dafi pak ditë pasi ka publikuar të gjithë këngët e “Dafinë moj” si audio, tanimë disa prej tyre po i sjell dhe si videoklipe. Disa orë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram reperi Buta teksa ka publikuar një karusel fotografish ku shfaqet bashkë me këngëtaren, krahas ka shkruar titullin e këngës së tyre “Shumë e rrallë”. Fotot duket se janë shkrepur nga xhirimi i klipit të bashkëpunimit mes tyre.

Gjithashtu, para pak ditëve Dafina tregoi se nisi xhirimet e klipit të këngës me Lumi B, “Nana”. gjithashtu ka zbuluar një “surprizë” që ka për ne. Këngëtarja ka treguar me anë të një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram se modele në klipin e këngës “Nana” do të jetë Arta Nitaj.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze, megjithëse nuk arriti të fitojë.