Showbiz

Jared Leto ndalon koncertin për të shpëtuar një fans nga dhuna e rojeve të sigurisë

Një koncert i “30 Seconds to Mars” u kthye shumë shpejt në një ambjent dhune pasi rreth 7-8 roje të sigurisë nisën të godisnin një individ pasi ky i fundit nuk pranonte të dilte jasht.

Solisti i grupit Jared Leto ka marrë situatën nën kontroll duke ndaluar koncertin e duke i kërkuar rojeve të mos ushtrojnë dhunë mbi këtë person pasi 8 veta mbi 1 është diçka e tmerrshme dhe e patolerueshme.

Ai ndaloi performancën e këngës “Closer to the Edge” për të qetësuar situatën dhe fansat e vlerësuan shumë këtë veprim të këngëtarit.