Showbiz

Jenna Dewan dikur një adoleshente me ëndrra të mëdha

Së fundmi bashkëshortja e Chaning Tatum ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të adoleshencës së saj kur ishte një nxitëse tifozash.

Duket se aktorja e ka pasur gjithmonë pasion kërcimin pasi të qënit një nxitëse tifozash e talentuar në USA vjen me privilegje të mëdha. Asokohe Jenna ishte një paketë e plotë, një studente e mirë, kërcimtare e zonja dhe gjithashtu ishte shumë e bukur.

Një vajzë nga Texas menjëherë pas gjimnazit u nis në Los Angeles si shumë të rinjë për të bërë ëndrrat realitet dhe duhet theksuar se Jenna ja arriti qëllimit. Puna e parë e 37-vjeçares ka qënë si kërcimtare në trupën e të madhes Janet Jackson derisa në vitin 2006 ju ofrua roli kryesor në filmin “Step Up” ku u njoh me bashkëshortin e saj.