Showbiz

Jenna Dewan shfaq për herë të parë barkun e rrumbullakët

Aktorja e famshme Jenna Dewan shkëlqeu mbrëmjen e kaluar teksa parakaloi në tapetin e kuq të “People’s Choice Awards”.

38-vjeçarja e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë shfaqi për herë të parë barkun e rrumbullakët gjatë ceremonisë të ndarjes së çmimeve.

Jenna e cila është në një lidhje me Steve Kazee dukej e mrekullueshme më një fustan të kuq klasik që shkonte deri në fund të këmbëve.

Ajo është shumë e lumtur që do të bëhet sërish nënë dhe që vajza e saj do të ketë së shpejti një motër apo vëlla.